Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    Blegtoria kryeson aplikimet për subvencione, mbi 21 mijë fermerë kërkojnë mbështetje nga skema kombëtare

    Maji 2026, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE-ja “shtrëngohet’ për kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë

    November 7, 2024
    BE-ja "shtrëngohet' për kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë
    Donald Trump

    Zyrtarët e Bashkimit Evropian po shtrëngohen për kthimin e pritur të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

    Ata po përgatiten për tensione të mundshme të rritura në tregtinë transatlantike dhe për mundësinë që blloku i 27 vendeve do të duhet të bartë një barrë më të madhe të mbështetjes politike dhe financiare për Ukrainën.

    Shto këtu faktin se, në të kaluarën, Trump ka parapëlqyer të merret me aleatët rajonalë, si kryeministrin hungarez, Viktor Orban, sesa me BE-në si tërësi.

    Në mesin e zyrtarëve të BE-së, atmosfera mëngjesin e 6 nëntorit ishte po aq e zymtë sa ishte i vrenjtur moti në Bruksel. Por, kishte edhe shpresë dhe optimizëm. Ata tashmë kanë përvojë në raport me Trumpin dhe, në disa mënyra, BE-ja u është afruar disa prej politikave të kandidatit republikan. Blloku është më i ashpër karshi imigracionit këto ditë, dhe përderisa Brukseli ende po shpreson të arrijë marrëveshje të tregtisë së lirë nëpër botë, BE-ja është bërë gjithnjë e më proteksioniste.

    Disa diplomatë evropianë mendojnë se qëndrimi më i ashpër i BE-së karshi Kinës mund të përbëjë një fillim të mirë të marrëdhënies transatlantike – nëse ekonomitë e BE-së, të orientuara nga eksporti, mund ta përballojnë humbjen e mundshme të tregtisë nga masat e mundshme tregtare ndaj Kinës.

    Më pak panik duket të ketë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aleancë e mbrojtjes të cilën Trump më 2018 kërcënoi se do ta braktiste gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

    Përderisa Trump ka vazhduar të hedhë dyshime mbi Nenin 5 të NATO-s për mbrojtje të përbashkët, shumë zyrtarë të aleancës besojnë se ai është më shumë i fokusuar nga BE-ja. Për më tepër, thonë ata, shumica e madhe e anëtarëve tani shpenzojnë 2 përqindëshin e kërkuar të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtje, diçka që ata me kënaqësi ia atribuojnë trysnisë së kaluar të Trumpit. Optimistët theksojnë, po ashtu, se sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është një ndër evropianët e paktë, te të cilët ka besim presidenti i ri.

    Janë dy çështje që po i preokupojnë zyrtarët e BE-së dhe NATO-s. E para, rrethi i Trumpit tani është më i panjohur. Kur ai u zgjodh më 2016, kishte republikanë në administratën e tij me të cilët zyrtarët evropianë mendonin se mund të kishin raporte: për shembull Rex Tillerson, Jim Mattis dhe John Bolton.

    Këtë herë, zyrtarët duken më të shqetësuar – të brengosur, për shembull, nga izolacionizmi i nënpresidentit në ardhje, J.D. Vance.

    E dyta, ka një ndasi të qartë lindje-perëndim. Zyrtarë nga vendet e Evropës perëndimore janë, të paktën sipërfaqësisht, të mërzitur nga presidenca e re e Trumpit. Por, në mesin e politikanëve dhe zyrtarëve nga Evropa qendrore dhe lindore ka shpresë, e madje edhe entuziazëm. Ata duken më komodë me natyrën tregtare të politikës së Trumpit, dhe thonë se paparashikueshmëria e supozuar e tij mund të jetë gjë e mirë në raport me Pekinin, Moskën dhe Teheranin.

    Sidoqoftë, SHBA-ja dhe Evropa po vazhdojnë prej kohësh largimin nga njëra-tjetra, teksa administratat e njëpasnjëshme në Uashington kanë parë më me prioritet Paqësorin. Ai hendek vetëm sa pritet të zgjerohet në të ardhmen./REL

    BE donald trump fiton donald trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    June 10, 2026

    Blegtoria kryeson aplikimet për subvencione, mbi 21 mijë fermerë kërkojnë mbështetje nga skema kombëtare

    June 10, 2026

    Maji 2026, muaji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet

    June 10, 2026

    “Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, debate të forta në Parlament

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.