Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    BE-ja mirëpret krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

    February 12, 2026

    Drejtuesja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas pret avancim të marrëdhënieve Kosovë-BE. Kallas paralajmëroi organizimin së shpejti të një takimi të nivelit të lartë Kosovë-Serbi. Formimi i qeverisë së re të Kosovës cilësohet si një zhvillim inkurajues pas më shumë se një viti bllokim politik. Drejtuesja e BE të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian Kaja Kallas uroi Albin Kurtin për zgjedhjen kryeministër i qeverisë së Kosovës, duke thënë se “ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”.

    “Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkroi Kallas në platformën X, duke paralajmëruar kështu një takim ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Kallas, pas krijimit të qeverisë së re, ajo që ka rëndësi është që të ecët me shpejtësi me reformat. “Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi më tej Kallas.

    Kurti: Dialog konstruktiv, jo ndërhyrje në çështje të brendshme
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit foli shkurt edhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, duke kërkuar dialog konstruktiv. “Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv, marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit. Normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve si raport i jashtëm, e jo ndërhyrje në çështje të brendshme”, tha Kurti.

    Ndër punët e para të qeverisë së tij, Kurti përmendi domosdoshmërinë e miratimit në parlament të marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me marrjen e fondeve të BE-së për Kosovën, të bllokuara prej një viti.

    Kos: “Lajm i mirë nga Prishtina sot

    Edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e përshëndeti formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe uroi kryeministrin Kurti, duke u shprehur se “pret me padurim për të vizituar Kosovën”. “Lajm i mirë nga Prishtina sot. Kuvendi është në detyrë. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Albin Kurti. Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë”, shkroi Marta Kos në platformën X.

    Böttcher: Gjermania një partnere e fortë dhe e besueshme

    Ndër të parat nga ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë që përshëndeti konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e qeverisë së Kosovës ishte Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes zëvendësambasadorit Christian Böttcher. “Duke u ndërtuar në marrëdhënie të ngushta dhe unike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mezi presim të vazhdojmë dhe thellojmë më tej bashkëpunimin tonë bilateral në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm – Gjermaninë”, shkroi Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

    Spiropali: “Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare”
    Krijimin e institucioneve të reja, konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë së re të Kosovës e përshëndeti edhe ministrja e jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila uron, siç thotë për këtë, “përgjegjësi të lartë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës”. “Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët evropian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike”, shkroi Spiropali.

    Me dy seanca të njëpasnjëshme të mërkurën në mbrëmje (11.02.2026), u konstituua Kuvendi i Kosovës dhe u formua qeveria e re me kryeministër Albin Kurti. Pas konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të qeverisë, u hap rruga për zgjedhjen edhe të presidentes apo presidentit të vendit, ku afati i fundit për këtë votim në parlament është 4 marsi. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka mandat deri më 4 prill dhe, sipas Kushtetutës, presidenti i ri nuk mund të zgjidhet më vonë se 30 ditë para kësaj date. Vjosa Osmani tashmë është deklaruar se dëshiron edhe një mandat pesëvjeçar në krye të shtetit, por tash për tash ende nuk dihet nëse arrin të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në rast se deri më 4 mars nuk zgjidhet presidenti, vendi, sipas Kushtetutës, automatikisht shkon në zgjedhje të reja./DW

    Kaja Kallas krijimi i institucioneve SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.