Pamje nga pasditja e së enjtes në zonën e Brrylit, Durrës, tregojnë momentin kur një baticë e papritur detare përmbyti çadrat dhe shezlongët, duke shkaktuar panik te pushuesit, të cilët u larguan me nxitim nga plazhi.
Kapiteneria e Portit të Durrësit bëri të ditur se forca e detit në det të hapur është 5 ballë, por kjo nuk ka ndikuar dhe nuk pritet të ndikojë në lundrimet e trageteve.
Trageteve të linjave Durrës–Bari dhe Durrës–Ankona do t’u vijojnë udhëtimet sipas orareve të parashikuara, ndërsa për linjën Durrës–Bari janë planifikuar lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin e pasagjerëve.


