Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Basha kthehet pas në kohë: Studiova për fushën ku bota ishte para meje

    December 7, 2024
    Basha kthehet pas në kohë: Studiova për fushën ku bota ishte para meje

    Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë të veçantë për emisionin “Fit” në News24, është kthye pas në kohë dhe kujton kujtime nga jetën e tij studentore në Hollandë.

    Demokrati shprehet se studimet në Fakultetin e Juridikut ishin një zgjedhje që e kishte pasion dhe fokusi i tij  ai ishte në fushën e Drejtësisë Ndërkombëtare.

    Më tej Basha thekson se eksperienca e tij universitare ishte një periudhë e bukur, e pasuruar me njohuri mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në këtë fushë, duke përmendur aktet madhore si incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe aktin e pavarësisë së Kosovës.

    Basha shtoi se përveç aspekteve akademike, ka qenë po ashtu një periudhë shumë e bukur e jetës së tij.

    “Lëndët që kam zgjedhur të studioja në Fakultetin e Juridikut, kanë qenë lëndë për të cilat kisha pasion. Kishte dhe lëndë që ishin të detyrueshme, por nuk i kisha pasion. Juristët apo studentët e juridikut e dinë për çfarë e kam fjalën. Fjala bie tek detyrimet. Por në tërësi studimet i mbaj mend si një kohë shumë të bukur.

    Edhe nga ana e Universitetit, pra asaj që kam studiuar, ka qenë si me thënë një botë e tërë që hapej para meje, bota e të Drejtës Publike Ndërkombëtare, marrëdhënieve mes shteteve, se si impaktonte kjo jetët e njerëzve, fatet e njerëzve, historia e këtyre marrëdhënieve ku Shqipëria ka një rol të veçantë në doktrinën e të Drejtës Ndërkombëtare.

    Që nga incidenti i kanalit të Korfuzit që është një nga aktet e para të jurisprudencës, të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e deri tek akti i pavarësimit të Kosovës dhe opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Të dyja janë akte madhore në doktrinën e jurisprudencës ndërkombëtare, të drejtës publike ndërkombëtare.

    Siç e shikoni e kam pasion, i jam rikthyer pjesërisht këtij pasioni vitin e kaluar kur u emërova reporter për çështjen e konfiskimit, e ligjshmërisë së konfiskimit të aseteve të ngrira ruse për t’ia vënë ato në dispozicion Ukrainës.

    Pra, ana profesionale, domethënë ana përmbajtësore e studimeve e mbaj mend si një kohë shumë shumë të bukur. Por do të isha i pavërtetë po mos të thoja që po kaq bukur, në disa aspekte edhe më e bukur ka qenë jeta studentore”, – u shpreh Basha.

    Basha kthehet pas në kohë Hollande studime per drejtesi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    April 20, 2026

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    April 20, 2026

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    April 20, 2026

    E zbulon vetë Vedat Muriqi: PSG-ja më kërkoi, si e refuzova pasi i pata dhënë fjalën Igli Tares…

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.