Site icon Informohu siç duhet

Banorët bllokojnë pikën kufitare të Qafë-Prushit/ Protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet

Banorët bllokojnë pikën kufitare të Qafë-Prushit/ Protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet

QAF PRUSH- Ditën e sotme banorët e Tropojës dhe Hasit kanë vijuar edhe këtë të hënë protestën për rrugën e amortizuar rreth 20 km Kam-Qaf Prush duke bllokuar edhe hyrjen për në pikën e kalimit kufitar të Qaf Prushit në Has.

Mësohet se përfaqësues nga 20 fshatrat të bashkive Has dhe Tropojë kërkuan me ngulm rikostruksionin që lidh fshatrat me aksin nacional, Krumë-Qaf Prush-Gjakovë, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.

Banorët shprehen se nuk do te dalin në votime më 11 Maj, nëse nuk asfaltohet aksi 20 km që është e pakalueshme e që u shërben 2 mijë banorëve.

Në përkrahje të protestës së banorëve i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti. Rruga e ndërtuar që në vitin 1938 për shfrytëzimin e burimeve minerale, nuk është mirëmbajtur dhe është e pakalueshme për shkak të gropave në të gjithë gjatësinë e saj./Radar.al

Veriu mbulohet nga petku i bardhë si në dhjetor, në Tiranë pranverë!

Si është të jetosh në një muze me mure parafabrikat?

Po shihte ndeshjen me të birin/ Kush është shqiptari që u v*a nga bashkëatdhetari në Itali

Exit mobile version