Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Bankier në shërbim të Europës

    May 14, 2026

    Kreu i BQE-së, kryeministër i Italisë – sot mjaft i respektuar: Mario Draghi nderohet me Çmimin Karl. Me frazën e tij legjendare “Whatever it takes” për shpëtimin e euros, ai qetësoi tregjet gjatë krizës.

    Interesi i Mario Draghit për ekonominë i ka rrënjët në familje. Edhe i ati i Mario Draghit ka qenë bankier, dhe punoi ndër të tjera për Bankën Qendrore Italiane. Kështu, edhe Draghi më pas studioi ekonomi në doktoroi në MIT-in prestigjioz në SHBA dhe fitoi përvojë profesionale si profesor ekonomie, më pas në Bankën Botërore, në Ministrinë e Financave, në bankën investuese Goldman Sachs dhe si guvernator i Bankës Qendrore të Italisë. Mario Draghi ndoqi fillimisht shkollën e Jezuitëve.

    Në vitin 2011 erdhi një tjetër hap i madh në karrierë – në krye të Bankës Qendrore Evropiane. Ishin kohë të vështira: kriza financiare ishte në kulm dhe euroja po lëkundej. Dhe kështu, e gjithë bota i drejtoi sytë nga Mario Draghi, kur ai në korrik 2012, gjatë një fjalimi në Londër, deklaroi: “Brenda mandatit tonë, BQE është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur euron.”

    Fjalia më e famshme e Draghit
    Deklarata “Whatever it takes” ishte ajo që solli kthesën e fortë, tregjet financiare u qetësuan. Megjithatë, politika e ulët e interesave e BQE-së nuk u pa me sy të mirë nga të gjithë. Por Draghi nuk u shqetësua – unioni monetar europian nuk u shpërbë dhe Italia me borxh të lartë, si dhe vende të tjera të Europës Jugore, kursyen miliarda.
    Te bashkëkombësit e tij, Dragji i lindur në Romë i fjalëpakët fitoi respekt të madh. Por mbi të gjitha, shumëkush kujton kohën e tij si kryeministër i Italisë: kur endi ishte ekonomikisht i rrënuar pas një viti pandemie, me shumë viktima për t’u vajtuar, Draghi mori detyrën në fillim të vitit 2021 si një figurë e ardhur nga jashtë politikës, në krye të një qeverie uniteti kombëtar, që synonte ta nxirrte Italinë nga kriza. Draghi, si kryeministër, i hapi rrugën Italisë për të dalë nga kriza e rëndë. Nga programi i tij i mirëkonceptuar i rindërtimit, i financuar me fonde nga paketa e ndihmës së BE-së për pandeminë, përfiton ende edhe qeveria pasuese e djathtë nën Giorgia Melonin. Megjithatë, ai vetë nuk qëndroi as dy vjet në detyrë – një qeveri e gjerë uniteti kombëtar dhe partitë italiane të përçara nuk funksionuan mirë së bashku.
    Çmimi Karl për një europian të bindur
    Por Draghi nuk u tërhoq, ai mbeti aktiv dhe përgatiti për Komisionin Europian një plan për të ardhmen e Europës. Komisioni Europian i kishte kërkuar ish-presidentit të Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrit të Italisë një raport se si BE-ja mund ta ruante konkurrueshmërinë e ekonomisë së saj. Konkluzioni i tij – kritik: Europa ka ngecur në një strukturë industriale statike, shkroi Mario Draghi në dokumentin strategjik për konkurrueshmërinë e BE-së. Ai i paralajmëroi europianët për një “sfidë ekzistenciale” duke iu referuar konkurrencës nga SHBA-ja dhe Kina. Rritja në BE gjatë dy dekadave të fundit ka qenë vazhdimisht më e ngadaltë se ajo e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Kina ka bërë përparim të shpejtë, konstatoi ai, dhe shtoi se, një pjesë e madhe e këtij hendeku i atribuohet produktivitetit më të ulët, veçanërisht në sektorin e teknologjisë. “Europa në masë të madhe ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti dhe rritjet e produktivitetit që lidhen me të”, thuhet në raport. BE-ja është e dobët në teknologjitë e reja që do të nxisin rritjen e ardhshme. Vetëm katër nga 50 kompanitë më të mëdha teknologjike në botë janë kompani europiane.

    Nuk është çudi që Mario Draghi nderohet me Çmimin prestigjioz Karl për meritat e tij ndaj Europës dhe Bashkimit Europian. Mario Draghi është një europian i bindur. Dhe ndoshta një nga të paktët kryeministra italianë, për dorëheqjen e të cilit, sipas sondazheve, rreth dy të tretat e italianëve do të kishin dashur që ai të vazhdonte. Ai u përcoll atëherë me një duartrokitje të gjatë në parlament. Dhe u përgjigj: “Faleminderit për këtë – ndonjëherë edhe zemra e një bankieri qendror preket.”

    Me këtë çmim nderohet një personalitet “që me vendosmëri të qartë dhe me një këmbëngulje të palëkundur ka bërë gjëra të mëdha për Europën”. Ai, me deklaratën e tij “Whatever it takes (Çfarëdo që të duhet)”, në një “situatë dramatike e shpëtoi euron”, shpjegoi kreu i Direktoratit të Çmimit Karl, Armin Laschet. Në këtë mënyrë ai e mbrojti tregun e përbashkët evropian dhe unionin monetar nga dështimi. Ish-presidenti i BQE-së, Draghi, u shpreh “jashtëzakonisht mirënjohës” për këtë vlerësim. “Ky vendim vjen në një kohë kur Europa ka shumë armiq – ndoshta më shumë se kurrë më parë, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm”, tha 78-vjeçari./DW

    Europë itali Kreu i BQE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.