Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Banka e Shqipërisë: Vlera e pagesave me kartë u rrit me 30% vitin e kaluar

    February 18, 2025
    Banka e Shqipërisë: Vlera e pagesave me kartë u rrit me 30% vitin e kaluar

    TIRANË- Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlerat më të larta historike në numër dhe në vlerë transaksionesh. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë. Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 64.1 miliardë lekë, 30% më shumë krahasuar me vitin 2023.

    Për vitin 2024, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 16% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 14.5% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë. Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa nga turistët e huaj për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 24 470, në rritje me 27.6% krahasuar me një vit më parë.

    Ndërsa numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.51 milionë, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.32 milionë, në rritje vjetore me 6.7%. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazë pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Ndërkohë, viti 2024 dhe tremujori i fundit solli rënie në segmentin e kartave të kreditit. Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar raportonte pak më shumë se 113 mijë karta krediti aktive, me një rënie vjetore prej 5.3%.

    Me gjithë rritjen e shpejtë të pagesave me kartë në vitet e fundit, edhe me shtysën e turizmit, sërish vlerësohet se ekonomia shqiptare karakterizohet nga një shkallë e lartë e përdorimit të parasë cash, fenomen i lidhur me informalitetin dhe evazionin fiskal, shkallën e edukimit financiar, por pjesërisht edhe me kostot që bartin për tregtarët skemat e pagesës me kartë. Në muajin janar, Banka Qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan me Bankën e Italisë marrëveshjen e bashkëpunimit mbi nisjen e projektit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Rajonit.

    Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që Banka e Italisë të ofrojë një sistem pagesash të shpejta të bazuar në një kopje të shërbimit TIPS, e cila është platforma europiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale. Platforma e re, e cila do të jetë funksionale brenda 18 muajve nga nisja e punës (e planifikuar për javët e ardhshme) do të mundësojë kryerjen e pagesave në të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse.

    Sistemi i pagesave të shpejta pritet të sjellë një alternativë më të lirë dhe më të shpejtë për pagesat nga konsumatori te biznesi dhe për të rritur nivelin e përdorimit të pagesave elektronike. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, përdorimi i pagesave të shpejta mund t’i kursejë qytetarëve, bizneseve, aktorëve të tregut dhe ekonomisë shqiptare, rreth 35 – 40 miliardë lekë.

    Adoptimi i një sistemi pagesash të shpejta sjell një sërë përfitimesh në nivel kombëtar, duke filluar me nxitjen e efikasitetit të ekonomisë, rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e ekonomisë informale. Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, sistemi i pagesave të shpejta do të sjellë një rritje drastike të pagesave elektronike në tregun shqiptar./MONITOR

    banka e shqiperise Pagesat me kartë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.