Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të enjte në Durrës, ku një grua 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pasi banesa e saj u përfshi nga zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është informuar për një zjarr në një banesë në fshatin Shënavlash. Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Për pasojë, ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe. Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke arritur të shuajnë zjarrin dhe të shmangin përhapjen e tij në banesat e tjera përreth.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.


