Banesa e futbollistit Nicolo Zaniolo është grabitur gjatë natës, në një ngjarje që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të lojtarit në rrjetet sociale.
Përmes disa postimeve, sulmuesi ka reaguar ashpër ndaj autorëve të vjedhjes, duke i quajtur ata “frikacakë” dhe duke ironizuar situatën. Ai shkroi se, nëse do t’i kishin kërkuar diçka, mund t’ua kishte dhuruar vetë, pa qenë nevoja të hynin në shtëpinë e tij.
‘Frikacakëve të kësaj nate që morën guximin të hyjnë në shtëpinë time, iu them që ju shkoi keq. Ndonjë çantë thjesht mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja’-shkruante futbollisti në postimin e tij që u shoqërua nga një tjetër Story.
Në një tjetër reagim, Zaniolo theksoi se nuk ndodhej në banesë në momentin e grabitjes, duke shtuar se do të kishte dashur të ishte aty.


