Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Bamir Topi bën deklarata të forta për Berishën: Nëse drejton opozitën, s’ka shpresa dhe ëndrra

    July 27, 2024
    Bamir Topi bën deklarata të forta për Berishën: Nëse drejton opozitën, s’ka shpresa dhe ëndrra

    Bamir Topi në një intervistë është shprehur se Rama dhe Berisha ishin shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit në 2008.

    Topi nuk ka kursyer as deklarata të forta për Berishën, ku shprehet se ai është një rast që duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nga sociologë, psikologë etj. Nëse Berisha drejton opozitën që quhet si institucioni i shpresës, sipas Topit është e ndaluar që të shpresosh dhe të ëndërrosh.

    Bamir Topi: Burimi i ujit në kuptim metaforik, kalon tek këta të dy, Berisha-Rama. Këta ishin që bënë 2008, këta rikonfirmuan atë që konsiderohet edhe nga ata të tjerët që janë brenda, në përjashtim të një kasti që më kujton eurokomunizmin, që delegonte njerëzit e saj në pozicione për të dominuar sindikatat në kapitalizëm. Kështu janë disa njerëz, bëjnë servilin, rrotullohen, servilosen, depersonalizohen për të marrë një karrige.

    Berisha e di shumë mirë që ç’kishte për të ndodhur, ndodhi. Kur unë them fenomeni Berisha në 34 vite duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nuk po bëj ironi. Në mënyrë shkencore duhet të studiohet nga politologë seriozë. Nga sociologë, nga psikologë, pra nëse është aftësia e tij, nëse është një lloj varësie independence e njerëzve që janë pranë tij sepse ka ndodhur një tërmet shumë i fuqishëm brenda pak kohësh. Ç’më intereson mua historia e vulës apo siglës. Unë mbaj mend një ditë janari që mu kujtua filmi Skënderbeu kur turqit shkonin për të pushtuar kalanë e Krujës.

    Kjo ndodh, në këtë lloj aktualiteti, dikush e quan absurditet, dikush e quan aftësi, trimëri, por historia është që në këtë terren shqiptar, në këtë mjedis që nuk arrin të identifikosh më cili është qytetar normal dhe jo normal, pikërisht kjo pjesë shkon dhe jep çmimin për të riardhur sërish dhe për të drejtuar institucionin e shpresës, opozitën. Institucionin e shpresës nëse e drejton ky personazh atëherë ti e ke të ndaluar të shpresosh, të ëndërrosh. Historia e fenomeneve që e ka ndjekur Shqipërinë dhe shqiptarët është një histori që ka ndodhur në një ditë. Unë nuk mund të arsyetoj dhe gjykoj për gabimet që çdo njeri bën në karrierën e tij politike, është e kaluar, por kur kjo histori vjen dhe agravohet dhe nuk jep asnjë shpresë për nesër…

    Bamir Topi Berisha rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama ndan foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra italiane s’të fal me….

    April 16, 2026

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    April 16, 2026

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    April 16, 2026

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.