Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gara për Departamentet kryesore në polici: 9 kandidatë në konkurs, vetëm 6 do të marrin drejtimin e strukturave

    Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

    ARRSH hap tender 5.2 milionë euro për rrugën lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Balla në Kongresin Kombëtar të Lutjes: Shqipëria ka nevojë për lidership që bashkon, në një moment kyç për integrimin europian

    May 9, 2026
    Balla në Kongresin Kombëtar të Lutjes: Shqipëria ka nevojë për lidership që bashkon, në një moment kyç për integrimin europian

    Në kuadër të Kongresit Kombëtar të Lutjes 2026, zhvilluar në Tiranë me temë “Udhëheqja në kohë të vështira”, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbajti një fjalë me temën: “Si të udhëheqësh kur nuk ke të gjitha përgjigjet”.

    Në aktivitet mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Tilo Braune, i cili foli mbi etikën në udhëheqje, shoqëri, kishë dhe politikë.

    Në fjalën e tij, Balla theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm historik dhe politik, në një kohë kur vendi po avancon me ritme të shpejta në procesin e integrimit europian dhe po përballet njëkohësisht me sfida globale, tensione gjeopolitike dhe polarizim të lartë shoqëror.

    Ai u shpreh se pikërisht në këto momente testohet lidershipi i vërtetë: jo në kohë rehatie, por në kohë pasigurie dhe sfidash.

    Duke iu referuar edhe thënies së Martin Luther King Jr se “vlera e vërtetë e një njeriu nuk matet  në momente rehatie dhe komoditeti, por në kohë sfidash dhe polemikash”, Balla nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për liderë që bashkojnë dhe jo që përçajnë, që krijojnë besim dhe jo pasiguri.

    “Procesi i integrimit europian është një provë e madhe lidershipi për Shqipërinë. Është e lehtë të flasësh për Europën; më e vështirë është të ndërtosh çdo ditë standardet europiane në institucione, në kulturën politike dhe në mënyrën si dialogojmë me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

    Balla theksoi se në periudha të rëndësishme për vendin, politika duhet të tregojë më shumë përgjegjësi, maturi dhe kulturë bashkëpunimi, pasi sfidat kombëtare nuk mund të përballohen përmes gjuhës së konfliktit dhe përçarjes së vazhdueshme.

    Në fjalën e tij ai ndau edhe reflektime personale nga eksperienca në jetën publike, duke theksuar se qytetarët nuk presin perfeksion nga liderët, por ndershmëri, qartësi dhe aftësi për të ruajtur qetësinë dhe ekuilibrin në momentet e vështira.

    Kongresi Kombëtar i Lutjes 2026 mblodhi në Tiranë përfaqësues fetarë, personalitete politike, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në një aktivitet të fokusuar tek etika në udhëheqje, përgjegjësia publike dhe roli i besimit në kohë sfidash.

    kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Në kuadër të Kongresit Kombëtar të Lutjes 2026\ Taulant Balla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gara për Departamentet kryesore në polici: 9 kandidatë në konkurs, vetëm 6 do të marrin drejtimin e strukturave

    July 20, 2026

    Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

    July 20, 2026

    ARRSH hap tender 5.2 milionë euro për rrugën lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

    July 20, 2026

    Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore! Rama për protestat: S’shoh armiq tek ata që duan natyrën

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.