Site icon Informohu siç duhet

Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen “i zhdukur” të të birit/ Gazetari zbulon arsyet: Asetet pasurore i kalojnë familjes! Dyshohet se…

Pas gati tre vitesh nga zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, babai i tij, Mustafa Martinaj, ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen e të birit si person i zhdukur.

Gazetari Elton Qyno, i ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, shpjegoi se me këtë hap familja fiton të drejtën ligjore për të përfituar pasuritë e tij, ndërsa SPAK pritet të pushojë hetimin pasuror ndaj Martinajt.

“Çështjet në Prokurorinë e Posaçme pushohen automatikisht, sepse me vendim gjykate ai rezulton i zhdukur. Hetimi pasuror që kishte nisur ndaj tij mbyllet, dhe asetet trashëgohen nga familja”, tha Qyno.

Sipas tij, i vetmi person i dyshuar për zhdukjen e Martinajt mbetet Aldo Avdyli, ndërsa përjashtoi mundësinë që Martinaj të jetë ende gjallë.
“Martinaj ishte një figurë me ndikim të madh, jo vetëm në botën e lojërave të fatit, por edhe në publik. Një foto apo lajm për të bëhej menjëherë viral. Nëse do të shfaqej sot, do të ekzekutoheshin dy masa sigurie ‘arrest me burg’ që ka në fuqi. Por unë mendoj se ai është zhdukur përfundimisht”, theksoi Qyno.

Gazetari komentoi edhe ngjarjen tragjike të ndodhur në Manëz të Durrësit, ku pas një debati banal për një kafe, u vranë dy persona.

“Këto janë ngjarje që të kujtojnë vitet ’90, kur shqiptarët vriteshin për arsye qesharake. Është e dhimbshme sa lehtë merret jeta e një njeriu sot. Ende nuk dihet kujt i përket arma e krimit,” përfundoi ai.

Exit mobile version