Avioni që transporton presidentin venezuelas Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, ka zbarkuar në bazën ajrore Stewart Air National Guard Base në shtetin e Nju Jorkut, raportojnë mediat amerikane, përfshirë partnerin e CBS.
Sipas raportimit, mjeti ajror ka prekur pistën dhe menjëherë pas ndalimit disa agjentë të forcave të rendit janë ngjitur në bord. Në kushte temperaturash shumë të ulëta, ekipe të shumta mediatike ndodhen në vendngjarje, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme pas mbërritjes së avionit.
Zbarkimi në Stewart Air National Guard Base shënon një tjetër etapë kyçe pas operacionit të SHBA-së që çoi në kapjen e presidentit venezuelas.



