Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Avioni bie pranë shtëpive, banorët shpëtojnë 4 personat në bord

    July 15, 2025

    Katër persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta pas një aksidenti ajror të ndodhur të dielën në mbrëmje në një lagje të Pembroke Pines, Florida bënë të ditur autoritetet lokale.

    Policia e Pembroke Pines njoftoi në rrjetet sociale se oficerët po asistojnë në vendin e ngjarjes, ku një avion i vogël u përplas me një pemë në zonën pranë Southwest 14th Street dhe 68th Boulevard, në perëndim të aeroportit North Perry.

    Sipas përfaqësuesve të aeroportit North Perry, avioni ishte “i bazuar” aty, ndërsa Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) deklaroi se bëhej fjalë për një Cessna T337G, i cili ishte në fazën e uljes kur “u rrëzua për arsye ende të panjohura”, rreth një milje larg pistës. Të dhënat nga FlightAware tregojnë se avioni po vinte nga Turks and Caicos.

    Policia konfirmoi se piloti dhe tre pasagjerët kanë dalë të sigurt nga avioni. Kjo falë ndërhyrjes së menjëhershme të banorëve që bënë gjithçka për të nxjerrë personat që ndodheshin në avionin e përfshirë nga flakët.

    Shërbimi i Zjarrfikësve të Pembroke Pines i tha CBS News Miami se të katër personat u dërguan në spitalin Memorial. Njëri prej tyre u klasifikua si pacient në gjendje Trauma Niveli 1, ndërsa tre të tjerët si Trauma Niveli 2. Megjithatë, më vonë policia konfirmoi se të katër kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

    NTSB ka nisur një hetim për aksidentin.

    Banorët e zonës dolën menjëherë për të parë çfarë kishte ndodhur. Dëshmitarët për CBS News Miami treguan çfarë kishin dëgjuar dhe parë:

    “Dëgjuam një bum të madh dhe më pas një ‘shhhhh’… E kuptuam menjëherë që ishte një avion,” tha Michael Pfefferkorn.
    Një tjetër banor tha se zhurma “ishte si të ishte përmbysur një kamion i madh”.
    “Thjesht pamë tymin që ngrihej në ajër,” shtoi Tanielle Dacosta.

    Disa fqinjë u hodhën menjëherë në veprim për të ndihmuar.
    “Një fqinj erdhi me sëpatë dhe theu dritaret. Nxorëm babanë i pari, më pas dy vajzat nxorën kokën nga sediljet, por duhej të thyenim pjesën e poshtme të kabinës sepse nëna ishte poshtë, e bllokuar,” tregoi Eddy Crispin. “Një fqinj tjetër erdhi me një zjarrfikëse dore, ndërsa ai ku ra avioni kishte një zorrë uji dhe po ftohte avionin.”

    Kryetari i Bashkisë Pembroke Pines, Angelo Castillo, doli në vendngjarje mbrëmjen e së dielës dhe bëri thirrje për veprim urgjent nga autoritetet.

    “Gjatë pesë viteve të fundit kemi pasur mbi 35 aksidente në këtë zonë. Durimi ynë ka mbaruar,” tha ai. “Kjo komunitet kërkon të ndihet i sigurt. I bëj thirrje Komisionit të Broward-it të nisë një hetim të plotë mbi sigurinë në aeroportin North Perry.”

    avioni florida SHTEPI
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.