Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

    Franca përballet me “zjarrin e shekullit”, flakët afrohen vetëm 11 kilometra nga Bordeaux

    “Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Autoritetet e reja të Sirisë të hapur për hetimin e krimeve të Assadit

    December 24, 2024
    Autoritetet e reja të Sirisë të hapur për hetimin e krimeve të Assadit

    SHBA– Organizata e Kombeve të Bashkuara që ndihmon në hetimin e krimeve më të rënda në Siri tha të hënën se autoritetet e reja të vendit ishin “shumë të hapura” ndaj kërkesës për bashkëpunim gjatë një vizite të sapo përfunduar në Damask dhe se po përgatitet për t’u vendosur në terren.

    Vizita, e udhëhequr nga Robert Petit, kreu i Mekanizmit Ndërkombëtar, të Paanshëm dhe të Pavarur për Sirinë, ishte e para që nga krijimi i organizatës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2016. Mekanizmi u krijua për të ndihmuar në mbledhjen e provave dhe ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krime të mundshme lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.

    Petit theksoi urgjencën për ruajtjen e dokumenteve dhe provave të tjera përpara se të humbasin.

    Pas rrëzimit të Presidentit sirian Bashar al-Assad nga rebelët dhe hapjes së burgjeve dhe qendrave të ndalimit, kërkesat nga sirianët për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për mizori dhe vrasje gjatë kohës që ai ishte në pushtet janë rritur.

    “Rënia e regjimit të Assadit është një mundësi e rëndësishme për ne që të përmbushim mandatin tonë në terren”, tha Petit.

    “Koha po mbaron. Ka një dritare të vogël mundësie për të siguruar këto vende dhe materialet që ato përmbajnë”, theksoi Petit raporton agjencia AP.

    Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Tremblay, tha të hënën se ekipi hetimor “po përgatitet për një vendosje operacionale sa më shpejt të jetë e mundur dhe sapo të autorizohet për të kryer aktivitete në tokën siriane”.

    Në qershor të vitit 2023, Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë krijoi gjithashtu një Institucion të Pavarur për Personat e Zhdukur në Republikën Arabe të Sirisë për të sqaruar fatin dhe vendndodhjen e më shumë se 130.000 personave të zhdukur si rezultat i konfliktit./REL 

    Assadi Siri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bie çmimi i naftës pas sinjaleve për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

    July 28, 2026

    Franca përballet me “zjarrin e shekullit”, flakët afrohen vetëm 11 kilometra nga Bordeaux

    July 28, 2026

    “Wales Online”: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

    July 28, 2026

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, ministri Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.