Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, pranë daljes së Tunelit të Skërficës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët dhe shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Nga incidenti janë shkaktuar dëme materiale, kryesisht në pjesën e përparme të mjetit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.


