ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.
Bazaur në të dhënat e deritanishme mësohet se automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi. Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme./Radar.al


