Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pjesë e trafikut të kokainës në Itali/ Shqiptari kapet edhe me 5 mijë euro cash në banesë

    “I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika flet për raportin me Metën: Jam penduar që…

    Sulmi në Banjskë: Tre të akuzuar mësojnë sot vendimin ndaj tyre

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aurel Hoxhallarit i dënuar me burgim të përjetë për vrasjen e Devi Kasmi, sekuestrohet pasuria

    July 10, 2024
    Aurel Hoxhallarit i dënuar me burgim të përjetë për vrasjen e e Devi Kasmi, sekuestrohet pasuria

    Aurel Hoxhallari është personi që ka organizuar grupin kriminal të përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë më 29 janar 2018.

    Pas gjykimit të tij, Gjykata e Lartë e Kosovës dhe e Kosovës ka konfiskuar të gjitha pasuritë e tij si pasojë e dënimit me burg përjetësi.

    Vrasja e Devi Kasmit ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit” të Tiranës, ku ai u qëllua dhe u vra nga dy persona që ishin në motoçikleta.

    Ekzekutori kryesor i kësaj vrasjeje ishte ish-speciali grek Efthimios Efthimiou. Hoxhallari gjithashtu është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale, duke përfshirë tentativën për të vrarë një polic në vitin 2015.

    Ai u arrestua së bashku me Amarildo Hoxhallarin si të dyshuar për këtë ngjarje, ku kishte tentativë për të vrarë Pajtim Serjanin dhe ishte plagosur një punonjës i policisë, Roland Meta

    Njoftimi i GJKKO:

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.04.2021 Nr. Regj.Them. 12/44/151, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Konfiskimin e pasurive në pronësi të Subjektit Aurel (alias Altin) Hoxhallari dhe personave të lidhur me të.

    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Eva Deda, bazuar në nenet bazuar në nenet 16, 23 e 24 të aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”,, me vendimin Nr. 12, datë 10.07.2024, vendosi:

    • Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:

    1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2 , me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.

    2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2 , me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).

    3. Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).

    4. Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez). • Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.

    Revokimin/heqjen e masës së sekuestros së vendosur me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi pasuritë:

    1. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.

    2. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2, e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. Dhe nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe me volumin dhe faqe është i njëjtë.

    3. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të shtetasit Aurel Hoxhallari.

    4. Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me sipërfaqe 61.2 m2 , me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk. 1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 23.04.2014.

    Aurel Hoxhallari Devi Kasmi Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pjesë e trafikut të kokainës në Itali/ Shqiptari kapet edhe me 5 mijë euro cash në banesë

    April 24, 2026

    “I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika flet për raportin me Metën: Jam penduar që…

    April 24, 2026

    Sulmi në Banjskë: Tre të akuzuar mësojnë sot vendimin ndaj tyre

    April 24, 2026

    Turizmi/ Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët 

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.