Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Atentati në Tiranë/ Shokon ish-drejtori i policisë: Nuk u ngatërrua shënjestra

    April 22, 2025
    Atentati që tronditi Tiranën/ Shokon ish-drejtori i policisë: Nuk u ngatërrua shënjestra

    Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdërmataj, në një intervistë për  Breaking në Top News komentoi  dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën vendin, atentatin në Tiranë me katër të plagosur dhe atentatin në Lezhë që rezultoi me vrasjen e babait të Roan Brahimit.

    Hajdërmataj thekson se vrasja në Lezhë ka një pistë më të qartë hetimi, për shkak të së kaluarës kriminale të djalit të viktimës. Ndërsa solli në kujtesë se dhe më pare ka patur tentativa për atentate ndaj kësaj familjeje, çka ndihmon në orientimin e hetimeve.

    Sa i përket atentatit të Tiranës, Hajdërmataj hodhi poshtë mundësinë e ngatërrimit të shënjestrës.

    Sipas tij, autorët kanë ndjekur makinën dhe kanë qëlluar për herë të dytë, gjë që tregon se objektivi ishte i saktë.

    Ish-kreu I Policisë,  kritikoi uniformat blu për mungesën e mbikëqyrjes ndaj personazheve me rekorde kriminale, duke e quajtur këtë një dështim të madh institucional.

    Reagimi i plotë: Në rastin e Lezhës, situata është më e qartë se në Tiranë, pasi i ndjeri për shkak të kaluarës së djalit jep një pistë më të qartë për të hetuar në këtë sens. Vrasja në Lezhë është më e qartë se rasti në Tiranë. Sepse djali i ndjerit ka pasur histori të errët dhe prej aktivitetit kriminal është më e qartë. Ka pasur tentativa, ka pasur vrasje të njerëzve të tij, ka pasur tendenca për të ekzekutuar të ndjerin, është më e qartë. Në aspektin e punës së policisë, do thoja që është një punë jo e dobët, por një punë skandaloze që në vazhdimësi jemi në të njëjtën situatë, që do të thotë që një personazh me shumë lidhje kriminale dhe ti si polici se mban nën mbikëqyrje. Në rastin e informacioneve si ngjarje është 90% i zbardhur, ama sa i përket provave për tu dorëzuar dhe për të kuptuar nëse vrasësit ishin me pagesë, do të jetë punë shumë e vështirë. Për rastin e Tiranës pretendohet që mund të jetë ish-bashkëshortja e Brahimajt, por një gjë është e thjeshtë për tu vërtetuar, nëse ajo ka të njëjtin tip makine siç u fol. Ajo s’ka pasur kamera sigurie në hyrje të rezidencës, nëse ora është plus minus para-mbrapa ngremë një alibi që është një tendencë kjo, por nëse vjen pas dy orësh është diçka e thjeshtë të shkëputet nga ngjarja. Dhe diçka është e vështirë, makina që të monitoron, ka shumë elementë që kur i analizon, s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, s’kanë lidhje se ka shumë elemente që nuk lidhen bashkë. Objektivi në makinë s’janë fëmijët, por nuk janë ngatërruar makinat siç po thuhet. Përsëri, autorët e kanë ndjekur dhe monitoruar për një kohë të gjatë dhe kanë qëlluar, dhe për herë të dytë nuk është ngatërruar makina, përsa i përket personave nuk janë ata qëllimi.

     

    Arben Hajdërmataj Atentati Tirane Gruaja e "SIDIT" Ish-drejtori i Policisë Nuk u ngatërrua shënjestra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    April 20, 2026

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    April 20, 2026

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    April 20, 2026

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.