Site icon Informohu siç duhet

“Sikur të kisha shkopin magjik”/ Atentati i Dobraçit, Proda: Shumë shpejtë do të kemi rezultate

TIRANË– Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda është zotuar për rezultate konkrete, sa i takon hetimit për ngjarjen e rëndë të Shkodrës me katër viktima.

Këtë të mërkurë Proda ka qenë sot në Komisionin e Sigurisë, duke folur për buxhetin e Policisë së Shtetit, gjithashtu ai është ndalur dhe në masakrën e Dobraçit.

Kreu i Policisë deklaroi se nëse do kishte shkopin magjik do e kthente kohën pas, por tashmë duhet të përballen me këtë ngjarje të rëndë.

“Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vete, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur dhe duhet të përballemi.”-tha Proda./Radar.al

Atentati i Dobraçit/ AMP dërgon për hetim 4 efektivë të Shkodrës: Nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në mjet

Exit mobile version