Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj!

    Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

    E pabesueshma çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Ata që orkestruan shfaqjen e shëmtuar shkuan në shtëpi”, Ministri Hoxha pas protestës: Tre policët e plagosur fatkeqësisht nuk kthehen dot në familje

    October 8, 2024
    “Ata që orkestruan shfaqjen e shëmtuar shkuan në shtëpi”, Ministri Hoxha pas protestës: Tre policët e plagosur fatkeqësisht nuk kthehen dot në familje
    Ministri Ervin Hoxha viziton ne spital nje nga efektivet e plagosur. 07/10/2024

    TIRANË-Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar përmes një postimi në Facebook sa i takon protestës së opozitës që u zhvillua pasditen e së hënës.

    Hoxha ka thënë se ata që organizuan protestën duke e quajtur atë një shfaqje shëmtuar të në rrugët e Tiranës, kanë shkuar tanimë pranë familjeve të tyre, ndërsa efektivët e policisë fatkeqësisht nuk kthehen  dot në familje pasi janë plagosur  dhe do të qëndrojnë në spital, për të vetmen arsye se ishin në krye të detyrës.

    POSTIMI I PLOTË:

    Ata, të cilët e orkestruan shfaqjen e shëmtuar të mbrëmjes së sotme në rrugët e Tiranës, kanë shkuar tanimë pranë familjeve të tyre.

    Ndërsa ata, që fatkeqësisht nuk kthehen dot sonte pranë familjes janë tre efektivë policie, të cilët janë plagosur dhe do të qëndrojnë në spital, për të vetmen arsye se ishin në krye të detyrës.

    I falënderova të tre efektivët dhe u urova kthim sa më të shpejtë në shtëpi.

    I falënderoj edhe njëherë të gjithë punonjësit e Policisë që u provokuan, goditën dhe madje u lënduan, por treguan profesionalizmin dhe maturinë e një trupe që reagon vetëm proporcionalisht, si një trupë evropiane e një shteti evropian.

    Sot ata kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

    U bllokua deri edhe rruga e autoambulancës, apo u sulmua si kurrë në ndonjë vend demokratik selia e një partie politike kundërshtare (përveç përsëritjeve klasike të sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvënies së pemëve të “qeverisë” që nuk munguan edhe sonte).

    Por pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktivave më të mira demokratike.

    Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme.

    Çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese.

    I garantoj qytetarët e këtij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit.

    Natën e mirë!

     

    Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj!

    July 27, 2026

    Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

    July 27, 2026

    E pabesueshma çfarë ndodh me Italinë, Maldini përmend dorëheqjen vetëm 16 ditë pas emërimit

    July 27, 2026

    Mamdani e kërcënoi me arrestim, Netanyahu i përgjigjet kryebashkiakut të New York: Po nxit urrejtje

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.