Kristjan Asllani ka humbur vendin e titullarit në radhët e Torinos. Ose të paktën kështu duket në ndeshjet e fundit ku mesfushori shqiptar nuk ka qenë titullar ndaj Bolonjës dhe Pizës. Nëse në sfidën e mesjavës ai luajti pak minuta, sot nuk u aktivizua në duelin kundër Pizës që u mbyll 2-2.
Trajneri Marko Baroni ka shpjeguar pas duelit për mediat se pse Iliç ishte përzgjedhur para mesfushorit shqiptar në rreshtimin e ekipit.
“Unë nuk përdor sistemin e hierarkisë, është një mënyrë respekti ndaj të gjithë lojtarëve. Kë shoh më mirë, ai luan. Iliç ka bërë dy ndeshje të mira, ashtu si Asllani është i fortë dhe e deshëm vetë. Ai ka ardhur këtu pas tre viteve ku nuk bënte ndeshje radhazi, ndërsa tani ka bërë 10 në dy muaj. Sipas mendimit tim, duhet të bëhen të gjithë titullarë, nuk përballohet sezoni me 12 lojtarë.”- tha trajneri i Torinos./PanoramaSport


