Kuvendi i Shqipërisë ka kohë që ka humbur seriozitetin, por deputeti i opozitës, Asllan Dogjani, ka vendosur t’i japë një kthesë të re “shfaqjes”.
Ndërkohë që në sallën e parlamentit diskutohen ligje që ndikojnë në jetën e qytetarëve, Dogjani e gjeti më të arsyeshme të hynte live në TikTok – një zgjedhje e pazakontë, por gjithsesi argëtuese për ndjekësit e tij.
Përballë kamerës së telefonit, deputeti priste dhurata virtuale nga qytetarët, duke përfshirë lule, kapele dhe, pse jo, edhe çiftet – në fund të fundit, nuk ka rëndësi nëse Kuvendi po miraton ligje të rëndësishme, kur mund të ndash momente argëtimi me publikun online.
Me një energji që rivalizon çdo influencer, Dogjani duket se ka kuptuar një gjë: populli mund të ketë nevojë për përfaqësim, por më shumë ka nevojë për show.
Nuk është çudi që në të ardhmen të kemi edhe ndonjë fushatë elektorale të hapur me “Gifts are appreciated” në TikTok.
View this post on Instagram


