Asani s’ndalet! Supergol në Korenë e Jugut, pret ofertën e madhe nga Japonia
Jasir Asani po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin koreano-jugor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar sërish sot, duke tundur rrjetën në sfidën kundër Daejeon.
Në minutën e 56-të, Asani mori topin në mesfushë, organizoi aksionin dhe finalizoi mjeshtërisht duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij Guangju FC me rezultatin 1-0.
Ky ishte goli i 5-të sezonal për Asanin në 17 ndeshje, duke konfirmuar rolin kyç që ka në skuadrën e tij, e cila në total ka shënuar vetëm 20 gola këtë sezon.
Ndërkohë, zërat e merkatos nuk ndalen! Flitet për një transferim të mundshëm të Asanit në kampionatin japonez, ku disa klube po monitorojnë me vëmendje paraqitjet e tij.


