DURRËS– Sot Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik, dalë nga Kongresi zgjedhor.
Ndërkohë pak minuta më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, bëri të ditur 10 emrat që janë zgjedhur si anëtarë të rinj të Kryesisë të Partisë Socialiste.
LEXO EDHE: Sot mbahet Asambleja e PS, ja çfarë paralajmëron Rama me këtë foto
Priten ndryshime të mëdha/ Me dosje në duar Rama mbërrin në Durrës për Asamblenë
Paralajmërimi i fortë i Ramës në Asamble: Ne do fitojmë përsëri, thonë se blejmë votat por…
Mes tyre janë pesë gra dhe pesë burra. Emrat e rinj të Kryesisë së PS janë:
Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.

Lindita Nikolla është kandidatja që ka marrë më shumë vota, plot 287.
Pesë gratë politikane më të votuara për Kryesinë e PS:
Lindita Nikolla – 287 vota
Albana Koçiu – 283 vota
Klodiana Spahiu – 279 vota
Anila Denaj – 278 vota
Etilda Gjonaj – 219 vota
LEXO EDHE: Emrat e rinj të Sekretariatit Ekzekutiv, nga Klosi tek Gjiknuri, ja postet që do mbajnë
Rama zbulon emrat, ja drejtuesit politikë për çdo qark. Veliaj, Spiropali dhe Manastirliu në Tiranë
Rama me shpatulla pas muri deputetët me më shumë se 1 mandat, ja sfida që kanë për zgjedhjet


