Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse shënjestrimi i “ekonomisë në hije” e godet Iranin aty ku i dhemb më së shumti

    Pas ndarjes nga Chiara, Fedez do të bëhet baba për herë të tretë me partneren e tij të re

    Buxheti mblodhi 205 mld lekë për janar-mars, rritje 13.3%

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Artan Hoxha: E drejta vonon, por në fund, TRIUMFON…

    April 23, 2025
    Tritoli motrave Nikolli, Artan Hoxha: Nëse atij i lë pak mundësi, ai e tregon veten

    Jam ende “i nxehtë” nga vendimi i djeshëm, për të shkruar qartë dhe saktë mbi atë që ka ndodhur.
    URIME Elton!
    Së pari për ty, dy djemtë e tu të vegjël, bashkëshorten dhe dy prindërit e moshuar.
    Më shumë se ty, ata e kanë përjetuar çfarë të ndodhi në të vërtetë.
    Kanë parë në dy raste se si brenda një viti, t’u bastis shtëpia, makina, zyra e punës, madje dhe lokali ku pi kafen përditë.

    Uroj që së paku, dy djemtë e tu të mitur, ta kenë fshirë sa munden nga kujtesa, imazhin e hetuesve që, u bastisin sirtarët ku mbajnë lodrat, fletoret apo veshjet e tyre. U ndalojnë babain tek dera e shtëpisë, ndërsa mban në duar dy çantat e shpinës dhe është bërë gati të çojë djemtë në shkollë.
    Prandaj shijoje këtë fitore, e cila erdhi si një rrufe në qiell të kaltër, në një kohë të zymtë, kur sulmet ndaj teje kaluan çdo limit.

    Fitorja jote, patjetër që është një ditë madhe dhe një fitore për gjithë median, sidomos për reporterët e terrenit.
    Aq sa do të ngelet ne histori si precedenti “Qyno kundër SPAK”.
    Por për fat të keq kjo kauzë, e cila tashmë u shërben të gjithëve, jo vetëm nuk u mbështet nga kolegët tanë, duke na braktisur të vetëm në atë sallë gjyqi hijerëndë, por u sulmuam dhe anatemuam si kriminelë.
    Sulmet poshtë brezit u bënë pa respektuar asnjë kriter profesional, asnjë standard të raportimit të lajmit, asnjë konfirmim të burimit, dhënie mundësie e palës nën akuzë për tu përgjigjur, lëre pastaj që askujt nuk iu bë vonë për prezumimin e pafajësisë.

    Situata dukej aq e pashpresë, sa në atë sallë gjyqi, numerikisht kishte më shumë prokurorë të SPAK dhe prokurorë të OPDAT, se sa gazetarë të interesuar, jo për fatin kolegut të tyre, por për fatin e profesionit, që ata ushtrojnë.
    Gjithsesi, “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”…

    Patjetër, nuk mund të harroj kontributin e avokatit Dorian Matlia, i cili është kthyer në një engjëll mbrojtës për gazetarët e terrenit.
    Puna, mundi, sakrifica dhe lodhja e tij, u shpërblye me një fitore për të gjithë ne.

    Pa diskutim, befasia e ditës, mbetet vendimi historik për median shqiptare, nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese.
    Ajo tetëshe gjyqtarësh, meriton një nderim dhe një duartrokitje.
    ATA nuk mbajtën me hatër askënd.
    Aq më tepër më të dobëtit përballë SPAK-ut të superfuqishëm në këtë proces.
    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, thjesht bëri detyrën duke dhënë drejtësi.
    Por, të kryesh detyrën në këtë vend, ka kohë që është kthyer në heroizëm….

    Në fund Elton!
    “Miku im, disa histori janë tepër të vërteta për tu treguar”…

    Këto fjale, një zyrtar i larte i Uashingtonit, do t’ia thoshte gazetarit investigativ Gary Webb, fitues i çmimit Pulitzer per zbulimin e përfshirjes se CIA-s, në trafikun ndërkombëtar të kokainës, financimin me paratë e trafikut të drogës, të gueriljeve Kontras ne Nikaragua dhe shitjen e narkotikeve afroamerikanëve, në lagjet e varfra të Los Angeles….

    Në fakt kur e mendon, nuk e ka pasur keq….
    Por ne jemi aty, pikërisht për të treguar këto të vërteta që, nuk i thotë askush, duke marrë përsipër gjithë kostot, që rrjedhin prej tyre…

    Në foton e parë:
    Në sallën e gjyqit, gjatë mbrëmjes së djeshme me një grusht kolegësh sa gishtat e njërës dorë, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
    Në foton e dytë:
    Dy prokurorët e SPAK dhe prokurori i amerikan OPTAD duke dalë nga Gjykata Kushtetuese.

    Artan Hoxha Elton Qyno Gjykata Kushtetuese spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse shënjestrimi i “ekonomisë në hije” e godet Iranin aty ku i dhemb më së shumti

    April 21, 2026

    Pas ndarjes nga Chiara, Fedez do të bëhet baba për herë të tretë me partneren e tij të re

    April 21, 2026

    Buxheti mblodhi 205 mld lekë për janar-mars, rritje 13.3%

    April 21, 2026

    Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën?

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.