Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Misteri i vrasjes së 19-vjeçarit shqiptar që tronditi Suedinë, hetimet përqendrohen te ekzekutimi i planifikuar

    Valë e re e të nxehtit në Evropë, OBSH paralajmëron: Javët në vijim mund të jenë më vdekjeprurëset

    Dy persona arrestohen në Itali nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Arrestohet një burrë nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR dhe të Policisë së Kosovës

    January 14, 2026

    Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të mërkurën një burrë nën dyshimet se kishte sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në vend, si dhe të Policisë së Kosovës, gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit. Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha më shumë hollësi për të dyshuarin, duke e identifikuar atë vetëm me inicialet S.R.

    Ai u arrestua gjatë një aksioni mes prokurorëve dhe hetuesve policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar të mërkurën, sipas njoftimit.

    “Në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftim. Ai është ndaluar për 48 orë mbi dyshimet për veprat penale si, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

    Prokuroria tha se do të kërkojë nga gjykata në Prishtinë që i dyshuari të mbahet në paraburgim, teksa hetimet ndaj tij vazhdojnë.

    Më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë në maj të vitit 2023 në Zveçan.

    Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

    Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

    Autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra të dyshuar për dhunën në Zveçan vitin e fundit.

    Deri tani, disa persona janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë.

    Për dhunën në Zveçan, Kosova e ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se Qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”.

    NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës./REL

    KFOR Policia e Kosovës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Misteri i vrasjes së 19-vjeçarit shqiptar që tronditi Suedinë, hetimet përqendrohen te ekzekutimi i planifikuar

    July 7, 2026

    Valë e re e të nxehtit në Evropë, OBSH paralajmëron: Javët në vijim mund të jenë më vdekjeprurëset

    July 7, 2026

    Dy persona arrestohen në Itali nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

    July 7, 2026

    Trump për Melonin: Më pëlqen, është një person i mirë

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.