Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ditën e sotme është vënë në pranga nga policia e Durrësit.
Burimet bëjnë me dije se aktori dyshohet se ka marrë automjetin e një shtetasi tjetër dhe e ka shitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin Rezart Veleshnja, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, konfirmon Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.


