Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestohet 37-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, parandalohet ngjarja kri*inale

    April 6, 2026

    TIRANË– “Blutë” e Tiranës thotë se ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një 37-vjeçar.

    Në kudër të operacionit të koduar “Kontigjenti” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit me iniciale P.D, banues në Paskuqan. Bazuar në burimet zyrtare ai dyshohet se kishte siguruar për qëllime kriminale lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet pa targa, i dyshuar si i vjedhur.

    Njoftimi

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Kontigjenti”. Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, si dhe zbardhen 2 të tilla, të kryera nga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kapet, si rezultat i ndjekjes policore, një 37-vjeçar që kishte siguruar, për qëllime kriminale, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet të dyshuar të vjedhur, pa targa. Në momentin e ndalimit, ai kishte vendosur maskë silikoni. Sekuestrohen sasi lënde eksplozive (gati për shpërthim), 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, 1 maskë silikoni dhe 1 motomjet pa targa (i dyshuar i vjedhur). Si rezultat i vigjilencës së shtuar të shërbimeve të Policisë së Tiranës, për garantimin e sigurisë së qytetarëve, si dhe falë intensifikimit të kontrolleve dhe administrimit të informacioneve në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”. Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi motomjetit pa targa, me të cilin lëvizte shtetasi P. D., 37 vjeç, banues në Paskuqan. 37-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, me motomjet. Si rezultat i ndjekjes policore, është bërë kapja dhe arrestimi i tij, në afërsi të liqenit të Paskuqanit. Në momentin e ndalimit, është konstatuar se 37-vjeçari kishte vendosur maskë silikoni dhe gjatë kontrollit fizik dhe në motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde eksplozive, gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse dhe 1 armë zjarri (pistoletë) me municion. Nga hetimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, P. D, më datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, Paskuqan 1, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. K., dhe më pas ka djegur automjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit, në afërsi të urës së fshatit Tapizë, si dhe më datë 17.10.2025, në rrugën “Unaza e Madhe”, Paskuqan 2, ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit Rr. D., ngjarje nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Më tej, dyshohet se motomjeti me të cilin 37-vjeçari u konstatua duke lëvizur gjatë natës, në rrugën “Mustafa Lita”, është i vjedhur. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm të 37-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë ai. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Arrestohet 37-vjeçari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    June 8, 2026

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    June 8, 2026

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    June 8, 2026

    Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

    June 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.