Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Arrestohen katër persona, dyshohen për mashtrim në vlerë prej mbi 1.5 mln eurosh

    February 24, 2026
    Arrestohen katër persona, dyshohen për mashtrim në vlerë prej mbi 1.5 milion eurosh

    Katër persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të mashtrimit, njoftoi Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ndërkaq, pas ndalimit prej 48 orësh, gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e paraburgimit prej një muaji. M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. dyshohet se i kanë shkaktuar dëm material palës së dëmtuar, H.M. në vlerë prej mbi 1.5 milion eurosh, për shkak të shitjes së një prone me dokumente të falsifikuara.

    Sipas Prokurorisë, dy nga të arrestuarit dyshohen edhe për vepra të tjera penale, përkatësisht M.M. për falsifikim të dokumenteve dhe D.R. për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rremë.

    “Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 1.578.180,00 euro”, u tha në njoftim.

    Prokuroria tha se ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi dyshohet se prona është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme.

    Po ashtu është kërkuar nga gjykata që të lëshojë urdhër ndalues për këto parcela deri në përfundim të procesit penale.

    Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, për veprën penale mashtrimi, parashihet dënim nga tre deri në dhjetë vjet burgim, varësisht nga rrethanat e veprës dhe vlerës së dëmit. Ndërkaq, për falsifikim të një dokumenti zyrtar apo publik parashihen dënime me gjobë dhe me burgim deri në tetë vjet, po aq sa për veprën e legalizimit të përmbajtjes së rreme./rel

    1.5 mln eurosh Arrestohen katër persona Prishtine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.