Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestimi i Ilir Metës dhe Jurgis Çyrbjes, reagon për herë të parë Edi Rama

    October 21, 2024
    Pesë ditë pas operacionit/ Kryeministri Edi Rama i rikthehet detyrës, mbledh sot kryebashkiakët
    Kryeministri Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e të hënës, 21 tetor, në aktivitetin “Deputeti që Duam”, nga ku tërthorazi foli për arrestimet e fundit në SPAK, edhe pse nuk përmendi emra.

    Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

    Gjatë fjalës së tij Rama tha se sot politika shqiptare është në një moment delikat, ku një pjesë ka degraduar, prandaj ata që janë me duar të pista po fshihen, për t’i hapur rrugën ripërtëritjes.

    “Pastrimin” e politikës nga “duart e pista” Rama e quajti moment riformësimi.

    “Në politikë ka njerëz që bëjnë sukses të përkohshëm, por pastaj bien se nuk qëndrojnë drejtë”, tha Rama.

    SPAK arreston ish-deputetin Jurgis Çyrbja për akuza mbi zgjedhjet/ VOA: Lidhje me krimin dhe shitje të sekretit shtetëror

    Kujtojmë që vetëm dy ditët e fundit Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ekzekutuar dy urdhërarreste të SPAK, një ditë më parë u arrestua ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ndërsa sot Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

    “Duart e pastra bëjnë një punë, të pistat një gjë tjetër, të treguarat bëjnë një gjë, të fshehtat një gjë tjetër. Kështu që kërkon shumë forcë, shumë fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar, sepse politika në Shqipëri sot është në një moment degradimi, pasi është njëkohësisht një moment riformësimi. Është si një trup që ka kaluar një fazë të caktuar dhe tani po fillon të riformësohet pasi ka një pjesë të vetën shumë të degraduar, dhe ka një shtysë të brendshme për të ripërtërirë. PS ka detyrën për të shtyrë këtë ripërtëritje. PS është partia më e vjetër dhe më e re në Shqipëri, kjo është arsyeja pse PS ka fituar, dhe do fitojë prapë.

    Të jesh një forcë me histori nuk është dobësi, është kapacitet shumë i rëndësishëm, që t’i mund t’i vësh në dispozion vendit. Por kur një forcë me histori e shkuara dominon, dhe e ardhmja shihet me sytë e të shkuarës, atëherë kjo forcë është e vjetëruar. Ndërsa kur një forcë me histori është e ardhmja që dominon vështrimin, dhe e shkuara shihet me sytë e të ardhmes, atëherë kjo është një forcë sa e vjetër aq edhe e re. Përpjekja për ta kthyer këtë në një mënyrë të jetuar dhe mënyrë të bashkëpunuari me Shqipërinë është një domosdoshmëri. Kam një lajm të mirë, tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar. Shqipëria sot është në tryezë duke negociuar për integrimin në BE. Për mua java e kaluar ka qenë momenti më historik qëkur kam ardhur në detyrë. Moment historik për të treguar se çfarë na është dashur për të hequr nga shpina si ngarkesë nga momentet e së shkuarës, për të treguar se ne jemi një forcë që mund të garantojë të ardhmen”, tha Rama.

    Arrestohet Jurgis Çyrbja, SPAK zbardh akuzat ndaj ish-deputetit

    Arrestimi i Ilir Metës, reagon Policia e Shtetit: Ofendoi punonjësit, u nxor me forcë nga mjeti

    Arrestimi i Ilir Metës, reagon zyrtarisht SPAK

    arrestimi i Ilir Metes Edi rama spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.