Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arratiset nga banesa ku ruhej 24 orë prej policisë Hasan Ferracaku, i hetuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës më 4 viktima

    July 2, 2026
    Arratiset nga banesa ku ruhej 24 orë prej policisë Hasan Ferracaku, i hetuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës më 4 viktima

    Hasan Ferracaku, një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur, është arratisur nga banesa e tij në Shkodër ku ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

    Mësohet se Hasan Ferracaku ndodhej me masën “arrest shtëpie” dhe ishte në ruajtje 24 orë nga policia e Shkodrës, por pavarësisht kësaj ka arritur që të arratiset duke i shpëtuar ruajtjes policore dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

    Ferracakut, pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në Velipojë u la në “arrest shtëpie”, nga gjykata kërkoi mbikëqyrje 24 orë.

    Ferracaku ishte në ruajtje nga efektivët prej afro 3 vitesh dhe ka gjetur mënyrën që të arratiset për arsye që ende janë të paqarta. Ai ishte një prej dy të plagosurve në masakrën e 26 qershorit 2021 në Velipojë bashkë me nipin e tij 17 vjeçar E.D të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

    Në atë përplasje me armë mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç dhe dy vëllezërit Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj 25 vjeç si dhe kamarieri 20 vjeçar Myzerim Zeneli që kishte ditën e parë të punës. Për atë ngjarje policia asokohe shpalli në kërkim edhe 3 djemtë e Hasan Ferracskut, Abedin, Shyqyri dhe Besmir Ferracaku.

    Vrasja e katër shtetasve dhe plagosja e dy të tjerëve erdhi pas një konflikti mes familjes Gocaj dhe familjes Ferracaku lirdhur me një parcelë shezllongesh në plazhin e Velipojës.

    Sherri degradoi në përdorimin e armëve. Në vendngjarje u sekuestruan dy pistoleta, njëra e gjetur në vendngjarje dhe tjera në hotelin e Gocajve.

    Në dosjen e prokurorisë thuhet se vëllezërit Hasan dhe Kujtim Ferracaku janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj për ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar.

    “Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë të Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e shtetasit Hasan Ferracaku, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në mbikëqyrje policore, pasi është në hetim për veprën penale “Vrasja me dashje”, kanë konstatuar se ky shtetas ishte larguar nga banesa.

    Menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë organizuar kontrolle në banesa dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se mund të jetë fshehur ky shtetas.

    Grupi hetimor dhe AMP vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për gjetjen e tij”, njofton policia.

    Arratiset nga banesa Hasan Ferracaku ishte në ruajtje 24 orë nga policia e Shkodrës ndodhej me masën “arrest shtëpie”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen katër efektivë policie në Shkodër (Emrat)

    July 2, 2026

    Lamallari pas përplasjeve në protestë: Dhu*a do të marrë përgjigjen e ligjit

    July 2, 2026

    Edi Rama flet për DW: Ju po i bën fakt gënjeshtrat, s’mund të më japë njeri leksione mua për bukurinë. Dorëheqja ime nuk është opsion

    July 2, 2026

    Kalın takohet me liderin kurd në Irak, në fokus çarmatimi i PKK-së dhe bashkëpunimi për sigurinë

    July 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.