Mesha mortore për Papa Françeskun, filloi me një kor që interpretoi ritet përkatëse. Mesha mortore u kryesua nga Giovanni Battista, dekan i Kolegjit të Kardinalëve
Papa dhe testamenti i tij
Papa caktoi vetë me testament vendin se ku do të varroset. Papa nuk do të varroset nën Bazilikën e Shën Pjetrit, si shumë papë para tij, por në bazilikën e Santa Maria Maggiore. Papa Françesku e kishte shënuar këtë në testamentin e tij. Mbi varrin e tij duhet të shkruhet vetëm emri: Franciscus.
Shpenzimet e varrimit u mbuluan nga donacione. Në Bazilikë ka edhe varre të papëve të mëparshëm. Papa i fundit u varros këtu më shumë se 350 vjet më parë.
Papa Françesku, emri i vërtetë i të cilit ishte Jorge Mario Bergoglio, mbajti detyrën më të lartë në Kishën Katolike për më shumë se dymbëdhjetë vjet.
Konklava për zgjedhjen e pasardhësit të tij do të mbahet në maj. Të drejtën e votës e kanë aktualisht 135 kardinalë nën moshën 80-vjeç. “Tymi i bardhë” sinjalizon zgjedhjen e papës së ri./DW
Lunushi duke ngrënë e kërcyer, mami Kiara ndan foton me gjyshërit
“Lajmi ‘bombë’ do të jetë javën e fundit”/ Tomor Alizoti: Do ketë ende surpriza pozitive