Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Ardit Bido: A shihemi fundjavën tjetër djema?

    August 4, 2024
    Ardit Bido: A shihemi fundjavën tjetër djema?

    Nga Ardit Bido

    Spiromilot kanë djegur tërësisht tre fshatra të Himarës (15% të fshatrave të zonës) dhe dhjetra shtëpi në fshatra të tjera, përveçse kanë vrarë dhjetra dhe dëbuar mijra bregas. Fotografia e tyre qëndron “stoike” në një zyrë në Himarë, ku këto kohë kanë bërë paradë politikanë nga Tirana, të cilët, ose nuk e dinë se ç’kanë bërë spiromilot, ose nuk i njohin për fytyrë, ose nuk u intereson.

    Ndaj, meqë këtë fundjavë jani të zënë, po ju bëj një ftesë publike Flamur Noka, Tedi Blushi, Luçiano Boçi, Agron Gjekmarkaj, t’ju çoj në Hundëçovë, Kallaratin e vjetër, Borshin e vjetër e të flasim me pasardhësit e të vrarëve prej spiromilove në Shën Vasil, Lukovë, Borsh e Kallarat. E drejta juaj të vijoni të jeni me vrasës shqiptarësh; kjo ftesë nuk është t’ju ndryshoj gjë në bindje, por thjesht të shihni dhe anën tjetër të historisë.

    Merrni dhe Ivi Kason me vete, bashkë me lidhjet e tij familjare në Himarë, që t’jua tregojë historinë me sy vorioepirotizmi, se prapëseprapë do e kuptoni me sy e dëgjoni me vesh, se shqiptarët nuk duhen vrarë vetëm pse janë shqiptarë. Shpenzimet janë të miat, mos u merakosni.

    Madje, meqë qëndruat stoikë poshtë banerit vetëm në greqisht në mes të Himarës brenda territorit të asaj republike ku shqipja është gjuhë zyrtare; në atë qytet ku jetojnë së paku 30% shqipfolës që një pjesë s’di një fjalë greqisht; në qendrën e asaj bashkie ku mbi 85% janë shqiptarë, po marr përsipër ose unë, ose nëse doni e merr përsipër Afrovita Dhimojani, që vjen nga një familje patriotike shqiptare e Himarës ku ju qëndruat nën hijen vetëm të greqishtes, që t’ju përkthejmë nga greqishtja juaj në shqipen që kanë gjuhë nëne shevasojët, lukovarët, hundëçovasit, borshjotët, kallaraqotët dhe çdo fshat tjetër hiq Himarën fshat, Dhërmiun e Palasën.

    Thjesht vetëofrohemi që të kuptoheni, se mos pandehni se të gjithë dinë greqisht si ju. A shihemi fundjavën tjetër djema?

    Ardit Bido himarë Spiromilot
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    June 8, 2026

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    June 8, 2026

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    June 8, 2026

    Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

    June 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.