Site icon Informohu siç duhet

Anija ‘Moliva’ me mbetje të dyshuara toksike ankorohet në portin e Durrësit

Anija 'Moliva' me mbetje të dyshuara të toksike ankorohet në portin e Durrësit

DURRËS– Sot ka mbërritur në portin e Durrësit anija ‘Moliva’, që bëri transportin e mbetjeve që dyshohen të dëmshme.

Ndërkohë më pas pritet që të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet.

Burimet nga porti dhe kapitaneria thonë se është parashikuar qe 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit.

Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontejnerë dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.

“Moliva” anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 Tetor. Ku tashmë kanë kaluar më shumë se 10 ditë, ende anija ndodhej në radën e portit.

Kapiteneria e Portit pohoi se janë në dijeni të vendimit të marrë por po presin shkresën zyrtare nga Autoriteti Portual me email për të vendosur hyrjen e anijes në Portin e Durrësit./Radar.al

Anija me mbetje toksike në Durrës/ Hoxha: Kërkojnë infrastrukturë të posaçme, s’janë kuti kartoni

Exit mobile version