Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Anëtarësimi në BE/ Komisioneria për Zgjerim: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

    June 3, 2025
    Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

    TIRANË– Ditën e sotme, eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme u takuan sot me komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Gjendja aktuale e negociatave të zgjerimit, lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës dhe politika e fqinjësisë së BE-së ishin ndër temat prioritare të programit aktual të punës së Komisionit që eurodeputetët diskutuan me komisioneren Kos.

    Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, komisionerja Kos tha se Shqipëria po ecën më shpejt se më parë me reformat e integrimit.

    Ndër të tjera ajo shprehu besimin se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE deri në vitin 2030.

    “Ne kemi një mundësi reale për të pranuar një ose më shumë vende kandidate me të drejta të plota si shtete anëtare të BE-së brenda vitit 2029. Në Shqipëri, ne kemi hapur tashmë 24 kapituj negociatash. Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky vend kandidat e ka kuptuar vrullin e ri për zgjerim duke ndërmarrë reforma më të shpejta se më parë. Ne duam që vendet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë. Shteti i së drejtës është i panegociueshëm.“-deklaroi Kos.

    Në Konferencën për Qendrën për Studime Evropiane të mbajtur më 30 maj në Bruksel, Kos theksoi hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociatave brenda qershorit.

    “Brenda mandatit tim si komisionere për Zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Me kryeministrin Edi Rama kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë kam këmbëngulur që ky proces të bazohet në meritë, ne kemi rënë dakord për të realizuar më në fund atë “martesë” të Shqipërisë me Evropën.“-tha Komisionerja për Zgjerim./Radar.al

    anëtarësimi ne BE Marta Kos Shqiperia ne BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.