TIRANË– Cindy Marina, modelja dhe ish-Miss Universe Albania, ka festuar së fundmi ditëlindjen. Në ditën më të veçantë siç është edhe data e lindjes, bukuroshja shqiptaro-amerikane ka marrë urime nga shumë miq dhe të afërm. Por një postim i veçantë mori vëmendjen e ndjekësve, ku padiskutim ishte urimi i partnerit të Sindit, Genar Topallit.
Djali i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit, ka ndarë në InstaStory një foto të përbashkët ku i ka dedikuar fjalë të ëmbla: Happy Birthday Amore Mio.
Cindy shkëlqen me një fustan të zi klasik, ndërsa Genari shfaqet me kostum të zi dhe atlete të bardha, në një event që duket të jetë në natyrë, nën një ambient festiv me drita dhe dekor të kuruar./Radar.al



