Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Dita Botërore e Zgjedhjeve/ Ambasadori i OSBE në Tiranë thirrje të rinjve: Votoni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet

    February 6, 2025
    Ambasadori i OSBE në Tiranë thirrje të rinjve: Votoni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet
    Michel Tarran

    TIRANË– Në një kohë që Shqipëria është në prag zgjedhjesh, sot në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Michel Tarran, ka dhënë mesazhin e tij.

    Tarran ka thënë se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri, do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë e vendit dhe se pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi.

    Gjithashtu tha se këto zgjedhje janë historike sepse do të marrin pjesë në votim edhe emigrantët. Po ashtu inkurajoi të rinjtë të votojnë, duke u thënë se zëri i tyre i jep formë të ardhmes.

    Mesazhi i Michel Tarran:

    Sot, në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, dëshirojmë të risjellim në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.

    Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi. Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania./Radar.al

    Ambasadori i OSBE në Tiranë Michel Tarran OSBE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026

    Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Tiranë

    April 25, 2026

    Lufta në Ukrainë, Zelensky: I gatshëm të takohem me Putinin, por jo në Rusi

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.