PRISHTINË– Në rrjet është bërë virale një video që ka ngjallur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të këngëtares së njohur nga Kosova, Albina Kelmendi.
Në video shfaqet këngëtarja Egli Tako duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.
Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin: M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!


