Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
Në një deklaratë për mediat, Kurti deklaroi se Vetëvendosja do të formojë koalicionin qeverisës me partinë Guxo dhe partinë Alternativa.
”Më lejoni që të falënderoj të gjithë qytetarët e republikës tonë për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të para të rregullta parlamentare që kur se e kemi pasur pavarësinë. Nuk ka pasur incidente. Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme, falënderoj të gjithë votuesit e koalicionit fitues me partinë Guxo dhe Alternativën. Ne jemi subjekti i parë fitues i cili do ta formojë qeverinë”, deklaron Kurti.


