Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    Projektet infrastrukturore, Karakaçi: Më 23 qershor, gati hyrja e Shkodrës! Ura e Bahçallëkut përfundon në dhjetor

    Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Albatros Rexhaj reagon pas incidentit me Berat Buzhalën në “Opinion”

    February 13, 2026

    TIRANË– Shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj ka reaguar publikisht pas ngjarjes së të enjtes mbrëma me Berat Buzhala gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit Opinion.

    Pas videoja bëri xhiron e rrjeteve sociale, dhe u aludua për një përplasje fizike mes tyre, Rexhaj ka sqaruar se nuk ka pasur kontakt fizik. Sipas tij, në pamjet që janë bërë virale, shihet vetëm momenti kur Buzhala largon kokën, por pa pasur asnjë goditje apo prekje mes tyre.

    “Pavarësisht sesi duket aty në video, situata në studio ishte ndryshe. S’ka pasur kontakt mes meje dhe Beratit. Ai thjesht i nervozuar, ngrihet nga karrigia e tij, vjen në drejtimin tim dhe rri aty nja dy sekonda, thjesht e largoj pak kokën anash. Ju e keni parë që unë nuk kam lëvizur nga vendi fare, nuk jam turbulluar fare, fatmirësisht ishte ashtu. Në video dëgjova disa të shara, në studio s’kam pasur mundësi t’i dëgjoj, më mirë që s’i kam dëgjuar. Edhe pse s’i kam dëgjuar, uroj që do të isha sjellë njësoj. Pse po e them këtë? Ne jemi intelektualë, unë jam intelektualë, arma ime është fjala, është mendimi, në studio kam shkuar për të debatuar, diskutuar. Unë e konsiderova që nuk ishte vendi aty që të diskutohej për Albin Kurtin, u bë temë, Berati e mori në mënyrë emocionale, ajo është çështje e tij. Unë nuk kisha aty ndonjë arsye që të insistoja më tutje në konflikt. Kur ndodhi pauza, pati një sqarim dhe kjo ishte arsyeja pse unë ia shtriva dorën. Nuk jam njeri i konflikteve, koha e tyre dhe e përplasjeve fizike i takon rinisë sime dhe unë dua të them edhe dy fjalë të tjera. Të gjithë kemi probleme, edhe unë kam probleme, kërkoj ndihmë për to, trajtohem dhe përpiqem që kur të dal në studio të jem sa më i qetë dhe i përmbajtur. Debati duhet të vazhdojë, diskutimi duhet të vazhdojë, njerëzit duhet të shkëmbejnë mendime, të jenë të lirë të shprehen siç mendojnë, të mbajnë qëndrimet që kanë dhe për gjithë ata njerëz që më kanë shkruar të shqetësuar, me mendime nga më të ndryshmet, u them që kjo për mua është çështje e mbyllur dhe nuk kam ndërmend që këtë gjë ta shtyj dhe diskutoj më tutje.”– tha Rexhaj./Radar.al 

    Incidenti në studion e Opinion/ Blendi Fevziu reagon për sherrin me Buzhalën dhe Rexhajn

     

    Albatros Rexhaj Berat Buzhala Blendi Fevziu opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    June 4, 2026

    Projektet infrastrukturore, Karakaçi: Më 23 qershor, gati hyrja e Shkodrës! Ura e Bahçallëkut përfundon në dhjetor

    June 4, 2026

    Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

    June 4, 2026

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.