Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

    Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli 60-vjeçari. Pritet ekstradimi (EMRI)

    “Skifteri” shqiptar që terrorizoi jugun e Anglisë dënohet me 10 vite burg (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Albana Vokshi u shpall e pafajshme nga GJKKO, Gjykata: Deklaratat për “check-up”-in nuk janë vepër penale

    July 21, 2025

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme deputeten demokrate Albana Vokshi, duke hedhur poshtë padinë për shpifje të bërë nga sipërmarrësja Vilma Nushi dhe kompania e saj “3P LIFE LOGISTIC”.

    Padia lidhej me deklaratat publike të Vokshit rreth koncesioneve në shëndetësi, në veçanti aferës së shumëpërfolur të “check-up”-it. Në vendimin e saj të datës 21 korrik 2025, gjykata, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda, arriti në përfundimin se deklaratat e Vokshit nuk përbëjnë vepër penale sipas nenit 120 të Kodit Penal (“Shpifja”).

    Për rrjedhojë, gjykata vendosi:
    Deklarimin e pafajshme të Albana Vokshit për akuzën e shpifjes.
    Ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore viktimave akuzuese, Vilma Nushi dhe shoqërisë “3P LIFE LOGISTIC”.
    E drejta për apelim mbetet e hapur në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Ky vendim konsiderohet një precedent i rëndësishëm për lirinë e shprehjes së deputetëve në ushtrimin e funksionit të tyre për mbikëqyrjen e qeverisë dhe menaxhimit të fondeve publike.

    Vendimi:

    NJOFTIM PËR MEDIAT
    1. Viktimat akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, me administrator shtetasin Altin FANI me datë 16.01.2025 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me të akuzuar shtetasen Albana Vokshi, e
    akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, parashikuara nga neni 120 i Kodit Penal.

    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin Nr. 51, datë 21.07.2025 vendosi:

    1. Deklarimin e pafajshme të të akuzuarës Albana Vokshi, për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, e parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, në dëm të viktimave akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”,
    pasi fakti nuk përbën vepër penale.

    2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimave akuzuese, Vilma Nushi dhe shoqërisë “3P LIFE LOGISTIC”.

    3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    albana vokshi GJKKO Gjykata
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

    July 22, 2026

    Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli 60-vjeçari. Pritet ekstradimi (EMRI)

    July 22, 2026

    “Skifteri” shqiptar që terrorizoi jugun e Anglisë dënohet me 10 vite burg (EMRI)

    July 22, 2026

    Kishin mbjellë dhjetëra bimë kanabisi në fshat, në pranga dy persona në Fushë Krujë

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.