Një automjet ka kapluar nga flakët brenda tunelit Kardhiq–Delvinë, duke shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit në të dy drejtimet. Shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat.
Zjarrfikëset e Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e tunelit.
Në vendngjarje ndodhen gjithashtu forca të shumta policie, të cilat menaxhojnë trafikun dhe përpiqen të shmangin rreziqet për automjetet e tjera që udhëtojnë në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Autoritetet paralajmërojnë shoferët që të shmangin zonën derisa situata të normalizohet dhe qarkullimi të rifillojë pa rrezik.


