Qeveria e Ekuadorit ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të vendeve turistike në Ishujt Galapagos pas paralajmërimeve për cunami.
Instituti Oqeanografik i Forcave Detare (INOCAR) njoftoi se ekziston një rrezik i lartë për gjenerimin e valëve deri në 1.5 metra përgjatë bregdetit. Në masat emergjente përfshihet mbyllja e plazheve, zonave të mbrojtura me akses detar dhe hapësirave publike pranë vijës bregdetare.
Marina ekuadoriane konfirmoi se masat janë marrë për të parandaluar çdo pasojë të mundshme, ndërsa Ministria e Arsimit njoftoi se mësimi do të zhvillohet online në disa zona bregdetare derisa të kalojë rreziku.


