Sulmuesi 27-vjeçar i Valencias, Rafa Mir, u arrestua nga policia spanjolle ditën e djeshme pasi akuzohet për sulm seksual.
Arrstimi i futbollistit u realizua pasi dy vajza, 21 vjeçe dhe 25 vjeçe, ngritën padi ndaj Mir se janë sulmuar seksualisht në shtëpinë e futbollistit mbrëmjen e së shtunës, pas ndeshjes Valencia-Villareal.
Të rejat, morën ndihmë mjekësorë në spital dhe më pas denoncuan në polici se u sulmuan seksualisht prej tij.
27-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë së shpejti para drejtësisë, ku do të caktohet dhe masa e sigurisë ndaj tij.
Skuadra e tij, Valencia, ende nuk ka komentuar për akuzat ndaj futbollistit.


