Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ben Gvir hyn në kompleksin e Al-Aksas me qindra besimtarë hebrenj, rriten tensionet në Jerusalem

    BE shton presionin ndaj Meta-s, kërkon ndryshime në Facebook dhe Instagram, kompania përballet me rrezikun e një gjobe të lartë

    Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të Ramës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Akuzohej për përndjekje/ Prokuroria liron psikiatrin nga Kosova: Mesazhet ndaj moderatores nuk përbëjnë vepër penale

    September 30, 2025

    Behar Kamberi, mjek psikiatër nga Kosova, është liruar nga masa e ndalimit pas një vendimi të marrë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka vlerësuar se komunikimet e tij me moderatoren sportive Albano Bejko nuk përmbanin elementë të veprës penale të përndjekjes.

    Kamberi ishte arrestuar disa ditë më parë nga Policia e Tiranës, pas një kallëzimi të paraqitur nga Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur dhe shqetësuar nga mjeku. Çështja ishte referuar nga Komisariati Nr. 2, së bashku me provat e mbledhura gjatë hetimit paraprak, përfshirë deklaratën e kallëzueses dhe këqyrjen e mesazheve të dërguara mes dy palëve.

    Sipas burimeve zyrtare, në qendër të hetimeve ishin disa mesazhe që Kamberi i kishte dërguar moderatores, ku ai shprehte interes të hapur romantik. Mes tyre përfshiheshin edhe fraza si:

    “Të dua… dëshiroj të martohem me ty”
    “Jeni shumë e bukur, dua t’ju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju.”

    Megjithatë, pas analizimit të përmbajtjes së komunikimeve, prokuroria ka arritur në përfundimin se mesazhet nuk kishin karakter kërcënues apo intimidues dhe nuk cenonin në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë apo jetën private të kallëzueses.

    Në vendimin e saj, Prokuroria i cilëson këto mesazhe si shprehje të një ndjenje sentimentale, të cilat, në mungesë të kërcënimeve apo ndjekjes fizike, nuk përbëjnë elementë të veprës penale të përndjekjes, sipas nenit përkatës të Kodit Penal.

    Bazuar në këtë vlerësim, organi i akuzës ka vendosur heqjen e masës së paraburgimit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Behar Kamberit nga qelia.

    Albano Bejko Behar Kamberi kosova mesazhet Prokuroria psikiatri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ben Gvir hyn në kompleksin e Al-Aksas me qindra besimtarë hebrenj, rriten tensionet në Jerusalem

    July 23, 2026

    BE shton presionin ndaj Meta-s, kërkon ndryshime në Facebook dhe Instagram, kompania përballet me rrezikun e një gjobe të lartë

    July 23, 2026

    Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të Ramës

    July 23, 2026

    BE gjobit Google me 890 milionë euro, favorizoi shërbimet e veta dixhitale ndaj konkurrentëve

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.