Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vijuar kontrollet në terren në qytetin e Shkodrës, duke inspektuar subjektet “Beata” dhe “Burgaj”, me qëllim monitorimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
Kontrollet u zhvilluan gjatë gjithë ditës, në kuadër të një programi të vazhdueshëm për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve që konsumojnë qytetarët.
Përveç inspektimeve, Inspektorati i Përgjithshëm dhe strukturat e AKU-së zhvilluan takime me përfaqësues lokalë në Shkodër, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efektivitetit të kontrolleve.
Autoritetet njoftojnë se inspektimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke ndjekur nga afër situatën në terren dhe duke siguruar që produktet ushqimore të plotësojnë standardet e kërkuara.


