Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka ndaluar në magazinë 50 tonë misër të destinuar për ushqim blegtoral, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës B1, një toksinë e rrezikshme si për kafshët ashtu edhe për konsumatorët.
Shefi i sektorit të ushqimit në AKU Elbasan, Firdus Kurti, bëri të ditur se bëhet fjalë për dy ngarkesa misri të importuara nga Serbia, të cilat rezultuan pozitive për aflatoksinë pas kontrolleve të thelluara.
“Sasia është bllokuar në magazinën e subjektit,” tha Kurti. Ai shtoi se 25 tonë janë ende në pritje të rezultateve laboratorike, 25 tonë të tjera pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet dhe verifikimet paraprake
AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në të gjithë subjektet tregtare që operojnë me ushqim blegtoral, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet e kontaminuara.


