Prej disa javësh në mediat rozë turke kanë qarkulluar spekulime se aktori i njohur Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, aktorja Fahriye Evcen, po shkonin drejt divorcit. Madje, u përfol edhe se Ozçivit kishte ndërmend të shiste pasurinë e tij, çka i dha më shumë peshë thashethemeve.
Çifti, i cili u njoh gjatë xhirimeve të serialit “Çalikusu” në vitin 2013 dhe kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017, kanë ndërtuar një familje të lumtur me dy fëmijët e tyre, Karanin (2019) dhe Keremin (2023).
Megjithatë, zërat për ndarje duket se i kanë tejkaluar kufijtë e durimit të tyre. Pas një pushimi të shkurtër në Londër, ku u panë duke kaluar momente të qeta e të gëzueshme, Ozçivit dhe Evcen u kthyen në Stamboll dhe morën pjesë në ekspozitën “Contemporary Istanbul”.
I pyetur nga gazetarët për zërat e divorcit, Ozçivit reagoi me tone të ashpra:
“U lodhëm nga këto gënjeshtra, mos e sillni më këtë temë absurde në rend të ditës”, – u shpreh ai, duke i bërë të qartë se martesa e tyre vazhdon e pandikuar nga thashethemet mediatike.


