LIBRAZHD– Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të qytetit të Librazhdit. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në vendin e quajtur Murrash, në aksin rrugor Librazhd -Elbasan.
Ka qenë një automjet me targa nga Shkupi, që u përplas në rrethana të paqarta me një automjet tjetër.
Për pasojë automjetet u shkatërruan pjesërisht,por janë lënduar edhe personat që kanë qenë në makinën nga Shkupi.
Të katër familjarët, drejtuesi i automjetit me targa të Shkupit, bashkëshortja dhe dy fëmijët kanë marrë plagë të lehta. Ndërkohë mësohet se ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kururgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


